2008-07-31 18:11:16

60 vjet më parë kryhej një nga krimet më të shëmtuara të diktaturës komuniste.


(31.07.2008 RV)RealAudioMP3 Është jubile, ky që po përkujtojmë sot: jubile lumnie e turpi, njëkohësisht. Lumnie për dy martirët, dom Aleksandër Sirdanin (1892-1948) e dom Dedë Çunin (1914-1948) e turpi për xhelatët e diktaturës komuniste, të cilët pikërisht 60 vjet më parë i mbytën të dy Martirët për së gjalli në një gropë xhirizi, në Koplik, ku zhvillohej hetuesia e meshtarëve.
Asnjë rresht për vetmohimin e tyre të krishterë, në mediat kryesore të sotme shqiptare. E pra ishin dy figura të shquara, jo vetëm të Kishës katolike, por edhe të kulturës, sidomos dom Sirdani, një nga firmat më të njohura, që botoi në shumë organe të shtypit të kohës, sidomos në revistën famëmadhe LEKA të jezuitëve. Asnjë kujtim, për një të kaluar, nga e cila duhet mësuar shumë, në se nuk duam të përsëritet, në se nuk duam që njerëz të tjerë, të përfundojnë në gropat e ujërave të zeza, si dy Martirët, që sigurisht nuk kanë rënë në harresë, e as do të bien, sepse janë shkruar tashmë në listën e martirëve të Kishës Katolike Universale, që pritet t’i ngjitë në nderimin më të lartë, atë të elterit.







All the contents on this site are copyrighted ©.