2008-07-30 16:56:30

Në Kolumbi do të mbahet Kongresi për pajtim.


(30.07.2008 RV)“Udhët për sigurimin dhe konsolidimin e paqes në Kolumbi” do të jetë tema kryesore e Kongresit kolumbian për pajtimin, që do të mbahet nga data 25 deri më 27 gusht, me dëshirën e episkopatit vendas. Përveç ipeshkvijve, në takim do të marrin pjesë edhe funksionarë të qeverisë, përfaqësues të sipërmarrjeve, njerëz të kulturës e të shkencës si dhe përfaqësues të trupit diplomatik. Reflektimet e pjesëmarrësve do të bazohen mbi fragmentin e famshëm të Enciklikës së Palit VI ‘Populorum Progessio’ (26 mars 1967) ku theksohet se ‘Zhvillimi është emri i ri i paqes”.







All the contents on this site are copyrighted ©.