Sonte në Kopshtet e Vatikanit, Rruzarja Shenjte dhe procesioni me qirinj ndezur për
festën e Shën Martës.
(29.07.2008 RV)Festa e Shën Martës festohet në mënyrë të posaçme në Vatikan,
ku sonte, sipas traditës së përvitshme, u kremtua procesioni me qirinj të ndezur nëpër
rrugicat e Kopshteve të Vatikanit, ndër më të bukurit në botë, me pesë ndalesa, sipas
pesë mistereve, duke nisur nga ikona e Zojës së Çestokovës, tek Zoja e Guadalupes,
Zoja e Fatimës, Zoja e Lurdës, Zoja e Rojes e deri te Zoja e Mëshirës, pranë Kullës
së Radio Vatikanit. Proçesioni do përfundoi me himnin marian: “Të falem Mbretëreshë,
Nëna e mëshirës”. Ikona e Zojës së mëshirës ndër Kopshtet e Vatikanit u vendos
me dëshirën e Papës Gjon Pali II, që nisi ta nderonte Virgjërën Mari me këtë titull
që kur ishte në Vilnius e që i kujtonte edhe përfundimin e enciklikës Veritatis Splendor. Si
në vitet e kaluara, përmes Radio Vatikanit në lutjen përfundimtare u lidhën motrat
kundruese të klauzurës me besimtarët në procesin, simbol i bashkimit në një lutje
të vetme të Marive të jetës kundruese me Martat e jetës aktive, ndërmjet të cilave
shumë nga ato që i shërbejë nga afër Kishës.