2008-07-27 14:44:06

Impenjimet e Benediktit XVI, para e pas pushimeve verore në Alto Adigje.


(27.07.2008 RV)RealAudioMP3 Sot Papa e kremtoi lutjen e Engjëllit të Tënzot nga Pallati Apostolik i Kastel Gandolfos, ndërsa nesër do të niset për në Alto Adigje. Tri ditë para nisjes, pati një audiencë e rëndësishme: priti, në Kastel Gandolfo, kryeministrin irakian, Nuri-al Maliki. Papa dhe kryeministri irakian dënuan bashkërisht terrorizmin dhe ripohuan vlerën e madhe të dialogut ndërfetar, duke e parë si rrugë për mirëkuptimin fetar e për bashkëjetesën civile.
Para takimit me Papën, kryeministri Maliki vizitoi edhe sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Tarçizio Bertone, që shoqërohej nga Sekretari i Vatikanit për marrëdhëniet me shtetet, imzot Dominik Mambertì.
Ndërsa nesër Papa do të jetë në Bresanone E zgjodhi vetë këtë zonë, që lidhet me shumë kujtime të jetës së tij, edhe pse është vend me vlerë të veçantë për kulturën e gjuhën gjermane e Benedikti XVI, si njeri i madh kulture, do të ndjehet si në shtëpi të vet në këtë zonë. Nuk ka impenjime të tjera, veç takimit tradicional me meshtarët vendas.Ndërsa pas pushimeve, Papën e presin një sërë veprimtarish, që nisin me vizitën në Kaliari e vijojnë me shtegtimin në Francë: në Paris e në Lurdë. Më pas do të jetë sinodi i ipeshkvijve për të cilin, natyrisht, Ati i Shenjtë ka filluar të përgatitet. Pastaj po punon për pjesën e dytë të librit mbi Jezusin e po plotëson edhe enciklikën e tij shoqërore.







All the contents on this site are copyrighted ©.