2008-07-26 14:51:24

Më 19 tetor Papa do të kremtojë Meshën në Shenjtëroren mariane të Pompeit.


(26.07.2008 RV)Pas vizitës në Kuirinale, programuar për datën 4 tetor, Benedikti XVI do të bëjë edhe një vizitë tjetër. Do të shkojë në Shenjtëroren e njohur mariane të Pompeit. Më 19 tetor – kumton në një komunikatë kryeipeshkvi prelat, Karlo Liberati - Papa do të vijë për vizitë baritore në Shenjtëroren e Zojës Rruzare në Pompei, ku do të kremtojë Meshën Shenjte dhe do të thotë lutjen drejtuar Virgjërës Mari, shkruar nga Bartolomeo Longo. Ati i Shenjtë do t’ia besojë ndërmjetësimit të Zojës reflektimet dhe përfundimet e Sinodit të Ipeshkvijve, që do të mbahet gjatë muajit tetor në Vatikan. Veç kësaj, Benedikti XVI do t’ua porosisë ipeshkvijve të mbarë Kishës familjet e gjithë botës e do t’i lutet Nënës së Krishtit, së bashku me Kishën, që është në Pompei e me miliona besimtarët, që thonë Rruzaren Shenjte, për unitetin e familjeve, besnikërinë ndërmjet bashkëshortëve, guximin për t’i edukuar fëmijët në fe.







All the contents on this site are copyrighted ©.