U përurua në Vatikan selia e Shërbimit të ri për sigurimin e shëndetit të punonjësve.
(25.07.2008 RV)U përurua, në Pallatin e Governatoratit, selia zyrtare e shërbimit
të ri për sigurimin e shëndetit të punonjësve të Vatikanit. Ceremoninë dhe bekimin
e zyrave e kryesoi kardinali Gjovani Lajolo, kryetar i Komisionit Papnor për Qytet-Shtetin
e Vatikanit. Organizmi i ri ka një sërë detyrash, ndërmjet të cilave, kryesorja, mbrojtja
e shëndetit të të gjithë atyre, që kryejnë detyra të ndryshme në Vatikan. Bëhet fjalë,
prandaj, jo vetëm për punonjësit e brendshëm, por edhe personelin e jashtëm, që impenjohet
në mjediset e Selisë së Shenjtë.