(24.07.2008 RV) Në një
sondazh të Daily Telegraph, kushtuar 90 personaliteteve më të njohura të botës
së sotme, me rastin e 90-vjetorit të Nelson Mandelës, në krye të listës, një grua
shqiptare! Nuk është nevoja ta vrasësh mendjen, duke kujtuar emra grash të shquara
shqiptare, që u bënë qytetare të botës. Deri më sot, kemi vetëm një, Nënë Terezën,
e, lumni Zotit, disa burra, ndërmjet të cilëve, dy me emrin Gjergj! Nënë Tereza,
pra, ishte në krye të listës në sondazhin e gazetës angleze. Ndërsa do të ishte shumë
më mirë të ishte në krye – apo në kokë, të shqiptarëve, sepse të ecësh në gjurmët
e saj, do të thotë të jesh, si ajo, thellësisht shqiptar e njëkohësisht, qytetar i
botës! Shërbim i Rabije Ibrajt nga Prishtina: