2008-07-24 16:59:40

Liderët fetarë marshojnë kundër varfërisë në qendër të Londrës.


(24.07.2008 RV)Sot 600 ipeshkvijtë anglikanë, pjesëmarrës në Konferencën e Lambet, organizuan , në qendër të Londrës, një marshim, për të kujtuar sa urgjente janë përpjekjet për shrrënjosjen e varfërisë në botë. Nisma ishte e kryeipeshkvit të Kentërburit, doktor Rouan Uiljams, primat i Konfesionit anglikan, i cili gjatë manifestimit. Prelati i dorëzoi kryeministrit britanik, Gordon Braun, një letër, përmes së cilës vlerëson impenjimin e qeverisë në luftën kundër varfërisë e të pabarazisë, por njëkohësisht shpreh dyshime serioze për mundësinë e gjysmimit të varfërisë brenda vitit 2015 si dhe për arritjen në kohë të objektivave të mijëvjeçarit, miratuar nga liderët botërorë në vitin 2000. Në çastin e dorëzimit të letrës, Primati anglikan shoqërohej nga kardinali Kormak O’Konorr, kryeipeshkëv i Uestminsterit, kryerabini Xhonatan Saks dhe nga autoritete islamike.







All the contents on this site are copyrighted ©.