2008-07-22 17:23:15

Shtegtim falënderimi në katedralen e Shën Marisë të Sidneit


(22.07.2008 RV)Mbi DBR-së australiane reflektorët u fikën, por Shpirti Shenjt ndezi drita të reja në zemrat e të rinjve. Është koha për të falënderuar Hyjin, në sa të rinjtë rikthehen në jetën e përditshme, në rrugët e botës, për të dëshmuar se qytetërimi i dashurisë mund të ndërtohet vërtet.
E puna e parë, që bëjnë, sapo rikthehen, është kremtimi i Meshës së falënderimit për pjesëmarrjen në Takimin e madh me Papën e për farën e re të fesë që mbolli kjo ngjarje në shpirtin e tyre.Meshëve të falënderimit, kremtuar në të kartër anët e botës, ku kthehen të rinjtë, i priu Eukaristia e kremtuar sot në Katedralen e Sidneit, kryesuar nga kardinali Gjorgj Pel, kryeipeshkëv i metropolit australian, të cilit të rinjtë italo-australianë i dhuruan një shtatore të Zojës së Loretos, në bashkëkremtim me ipeshkvin Gjuzepe Betori, sekretar i përgjithshëm i Konferencës ipeshkvnore italiane.







All the contents on this site are copyrighted ©.