2008-07-21 18:02:02

Sot u përkujtua Shën Lorenci nga Brindizi.


(21.07.2008 RV)Në pagëzim u quajt Jul Qesari. Lindi në familjen fisnike, por tashmë të varfëruar, Russo. Më 1559 i vdiq i jati, ndërsa e ëma e la vetëm 14 vjeç. Humbja e së ëmës i shkaktoi një dhimbje të thellë, të pangushëllueshme. Duke qenë tepër i vogël për jetë të pavarur, për të u kujdes një nga xhaxhallarët, i cili edhe e bëri bir në shpirt. Shkoi, kështu, të banonte në Venedik, ku u njoh me kapuçinët. 17 vjeç Juli u bë fra Lorenci nga Brindizi. Shumë shpejt u vlerësua nga sivëllezërit aq, sa të zgjidhej në krye të Urdhërit, si gjeneral i të gjithë fretërve, të cilët e mbiquajtën “ngushëllimi i vëllezërve”. Më 1619, në sa drejtonte bisedimet e suksesshme me Filipin III të Spanjës në dobi të napoletanëve, u takua, papritmas, me “motrën vdekje” e cila e mori me vete në sa mbushte 60 vjeç.







All the contents on this site are copyrighted ©.