(21.07.2008 RV)Kremtuem gjith natën i ri e i vjetër kohën që vdiq e vrame
në mue. E thanë: askush s'do të lypi gjak për të. Ajo nuk ishte festë,
por drekë! Në mëngjes mbas dere qentë me sy keqardhës e të butë nuk pritshin
eshtna, por mue me u nisë me ta shtigjeve bri lumit teposhtë.