(20.07.2008 RV)Sot Kisha katolike
kremtoi të Dielën XVI të Kohës së zakonshme gjatë vitit kishtar. U përkujtuan edhe
Shën Apolineri, ipeshkëv i Ravenës e martir, Shën Elia profet e Shën Aureli, ipeshkëv
i Kartagjenës.
Edhe pasi kanë parë me sytë e tyre mrekullitë e Jezusit, skribët
e farizejtë vijojnë të kërkojnë ‘një shenjë’. Asnjë shenjë, e as ai i ngjalljes së
Zotit, nuk mund ‘të shikohet’, në se mungon çiltërsia e zemrës. Këtë na kujtojnë Shën
Lorenci nga Brindizi, meshtar kapuçin, dijetar i Kishës, Shën Prasedia romake dhe
Shën Ezekieli profet, që do të kremtohet të hënën.
“Ka etje për ty,
o Zot, shpirti im” – këtë thirrje të flaktë, na fton të përsërisim liturgjia e së
martës, ditëfeste e Shën Marisë Madalenë, dishepulle e Krishtit, asaj që
dëshmoi para apostujve: “Kam parë Zotin!”. Të gjithë ftohemi ta japim këtë dëshmi,
duke ndryshuar rrugën e jetës sonë. Të mërkurën
do të kremtohetShën Brigjida, rregulltare, Pajtore e Evropës e cila, me jetën
kundruese, i transmetoi botës përvojën e takimit me Jezusin shëlbues.
Të
njohësh misterin e mbretërisë së qiellit, do të thotë ta shikosh e ta dëgjosh Jezusin,
me syrin e veshin e fesë. Kjo është lumni. I dallon dukshëm ata, të cilët e kanë këtë
privilegj. Për këtë na shtyn të reflektojmë liturgjia e së enjtes, në festën
e Shën Sharbel Makluf dhe Shën Krsitinës, virgjër e martire.
Të premten
do të kremtohen Shën Jaku i Madh, apostull dhe Shën Kristofori, martir. Na kujtojnë
se kush ndjek udhën e Kryqit, është i bindur se pas vdekjes, vjen ngjallja.
Liturgjia
e festës së Shën Joakinit e Shën Anës, prindër të Zojës së Bekuar, që do të festohen
të shtunën, na kujton se në jetën e njeriut e mira dhe e keqja janë të pandara,
si gruri me egjrën. Po kjo nuk do të thotë se janë e njëjta gjë e se do të kenë të
njëjtin fat, kur të vijë dita e të korrave!
Të dielën e ardhshme
Kisha do të vijojë liturgjinë e Kohës së zakonshme gjatë vitit kishtar, duke kremtuar
të dielën XVII të kësaj kohe.