2008-07-20 15:41:44

Në lutjen e Engjëllit të Tënzot Ati i Shenjtë njofton se DBR-së 2011 do të mbahet në Madrid.


(20.07.2008 RV) RealAudioMP3 Pas Meshës, Lutja e Engjëllit të Tënzot me njoftimin se DBR-së e ardhshme do të kremtohet në Madrid më 2011. Përsëri– i dërguari i Radios sonë, Roberto Piermarini, nga Rënduiku:
World Youth Day 2011 will take place in Madrid, Spain...
"Të rinjtë spanjollë shpërthyen në brohoritje të fuqishme, kur dëgjuan se DBR-së e 2011-tës do të mbahet në Madrid. Njoftimin e dha Papa pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, në mbarim të Meshës me të cilën përfundoi Ditën e 23-të Botërore të Rinisë të Sidneit. Shumë nga të rinjtë spanjollë u ngjitën në elterin papnor, duke shpalosur bluzat e kuqe me shkrimin “Sidnei 2008- Madrid 2011’.
Në lutjen mariane të Engjëllit të Tënzot, Benedikti XVI i ftoi të rinjtë t’i qëndrojnë besnikë asaj ‘po’ me të cilën Maria iu përgjigj Engjëllit, e me të cilën edhe ne e pranuam miqësinë e dhuruar nga Zoti. E dimë –vijoi Papa - se ai nuk na braktis kurrë. E se na mbështet gjithnjë me dhuratat e Shpirtit Shenjt.
Në përfundim të kësaj përvoje të jashtëzakonshme të Kishës, që ju bëri të jetoni Rrëshajët e reja, kthehuni në shtëpi të gjallëruar nga forca e Shpirtit Shenjt. Të jeni dëshmitarë të Krishtit të ngjallur, shpresë për të rinjtë e për mbarë familjen njerëzore.
Me fishekzjarret dhe me himnin, që shoqëroi gjithë festën rinore, u fikën reflektorët mbi DBR-në australiane, por Shpirti Shenjt ndezi drita të reja në zemrat e të rinjve, që rikthehen në rrugët e botës, për të dëshmuar se qytetërimi i dashurisë mund të ndërtohet vërtet".

 
Veprimtaria e fundit të Papës në tokën australiane ishte takimi me bamirësit dhe organizatorët e DBR-së, të cilët i falënderoi për suksesin.
Së fundi, në orën 9. 30 me orën vendase, 2 pas mesnate me atë evropiane, ceremonia e lamtumirës në aeroportin ndërkombëtar të Sidneit. Përfundon, kështu, shtegtimi i 9-të apostolik i Benediktit XVI.







All the contents on this site are copyrighted ©.