2008-07-20 15:42:16

Fe e botë e re: reflektim i atë Federiko Lombardit për DBR-së


(20.07.2008 RV)RealAudioMP3 “Libri i Ungjillit sillet solemnisht në elter mbi një kanoa, për të kujtuar se feja e krishterë arriti në ishujt e Paqësorit e sjellë nga misionarët mbi varka të brishta. Sa guxim, sa fe u desh, që Kisha të lindte në këto brigje, kaq larg nga qendra e lashtë e botës mesdhetare!
Nën qiellin e Kryqit të Jugut, gjatë brigjeve të gjirit mahnitës të Sidneit, të duket si të ishe i pranishëm në lindjen një botë e re, ende pak e populluar, por me mundësi të pakufishme.
Këtu Dita Botërore e Rinisë të thotë se feja, kudo që të mbillet, është e gjallë e plot jetë: forcë e së ardhmes, mblatë shprese.
Papa u kujton të rinjve se jetojmë në një botë të plagosur, ku gjithësia e sidomos njerëzit, vuajnë nga dhuna, e duhet, prandaj, të impenjohesh për ta pajtuar, për ta përtërirë. Të jesh krijesë e re, për të bashkëpunuar në krijimin e ri.Qyteti i madh i Sidneit shikon me habi e simpati lumin festiv të të rinjve të mbarë botës, që e pushton, e përshkon kryq e tërthor. Vemendja e mediave, në fillim e përqendruar me ngulm tek tema e shpërdorimeve seksuale, zgjërohet përballë një realiteti të dukshëm pozitiv, që nuk shkon sipas kritereve të rrymës së botës së shekullarizuar. Përballë fesë, pikërisht, me dëshminë e gëzimit, që nuk plaket kurrë.
“Në se dëshiron të mbetesh i ri, kërko Krishtin”, na kujtoi Papa me Shën Agostinin. Nga Australia ky mesazh rikthehet sot drejt të katër anëve të botës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.