2008-07-17 17:48:45

Pakistan: dy vajza të mitura të krishtera detyrohen të kthehen në fenë islame e të martohen me dy myslimanë.


(17.07.2008 RV)Për gjykatësin pakistanez të seksionit të Muzafargarh, dy motrat e krishtera, 10e 13 vjeçe, Saba e Anila, u kthyen ligjërisht në islam, prandaj nuk mund të rikthehen më në familjet e tyre. Këtë përgjigje merr nga gjykata ankesa e babait të vajzave, që kërkon, me të drejtë, t’i rikthehen në familje. Përkundrazi, gjykatësi jo vetëm nuk pranoi, por edhe e quajti të vlefshme martesën me dhunë të vajzave me dy myslimanë. Vajzat – sipas njoftimit të AziaNjus - u rrëmbyen më 26 korrik në provincën e Penxhabit, ku kishin shkuar për të vizituar xhaxhanë e tyre, i cili edhe e denoncoi rrëmbimin, duke kërkuar ndihmën e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.“Për këta njerëz pa skrupuj – denoncon koordinatori i Komisionit katolik për drejtësinë e paqen në vend – martesa është thjeshtë pretekst për t’i shtënë në dorë vajzat e krishtera e për t’i shfrytëzuar si kafshë pune”. Bashkësia katolike pakistaneze njoftoi se do ta kundërshtojë vendimin e gjykatësit e se do ta çojë deri në fund luftën për t’i rikthyer vajzat në familje.







All the contents on this site are copyrighted ©.