2008-07-17 17:58:53

DBR-së Sidnei 2008: Temat e katekizmit.


(16.07.2008 RV) Filluan tri ditët parapregatitore për takimn e madhe me Papën: të rinjtë e DBR-së po ndjekin katekizmin ose mësimi i besimit.
Katekizmin e mbajnë ipeshkvij nga mbarë bota, në 300 kishat dhe selitë e tjera katolike të Sidneit, duke filluar nga 16 deri më 18 korrik.
Tema kryesore e këtij katekizmi triditor, “Shpirti Shenjt e Misioni”, po zhvillohet në disa faza:
Sot, 16 korrik, u mbajt katekizmi me temë “Të thirrur për të jetuar në Shpirtin Shenjt”.
Fragmentet e Shkrimit Shenjt ishin: “Në se jetojmë nën ndikimin e Shpirtit Shenjt, të udhëhiqemi edhe nën drejtimin e Shpirtit Shenjt” - nga letra e Shën Palit drejtuar Galatasve (Gal 5. 25)
Leximet për Meshën: nga Veprat e Apostujve (Vap. 1, 6-14) e nga Ungjilli sipas Lukës (Lk. 24, 44-49).
Nesër, 17 korrik: tema e katekizmit do të jetë: “Shpirti Shenjt, shpirt i Kishës”.
Fragmentet e Shkrimit Shenjt: “Në të vërtetë, të gjithë jemi pagëzuar në një Shpirt të vetëm, për të formuar një trup të vetëm, e të gjithë kemi shuar etjen në të njëjtin Shpirt Shenjt” (1 Kor 12,13).
Leximet për Meshën: nga Letra e parë e Shën Palit Apostull drejtuar Korintianëve
(1 Kor 12, 4- 13) e nga Ungjilli sipas Mateut (Mt. 16, 13-19).
Të premten, 18 korrik: tema e katekizmit: “Por ju do të merrni fuqinë e Shpirtit Shenjt, i cili do të zbresë në ju dhe ju do të bëheni dëshmitarët e mi”- (Vap. 1,8)
Leximet për Meshën: nga Letra e parë e Shën Palit Apostull drejtuar Korintianëve (1 Kor 9,16-19) e nga Ungjilli sipas Mateut (Mt. 28, 16-20).
Fragmenti i Shkrimit Shenjt i së premtes, është edhe tema e DBR-së 2008.
Katekizmi është zemra e DBR-së. Përmes tij të rinjtë me histori e përvoja të ndryshme, mblidhen për të dëgjuar, për të reflektuar, për të diskutuar e për t’u lutur në harmoni. Të gjithë shtegtarët, që marrin pjesë në DBR-së 2008, e nisën prej kohe reflektimin mbi temat e katekizmit. Erdhën kështu në Sidnei, të përgatitur për të qenë dëshmitarë të Shpirt Shenjt e për të përfituar sa më shumë nga përvoja e DBR-së.
Temat e katekizmit dhe leximet për çdo Meshë u caktuan nga Këshilli Papnor për Laikët, organ i Vatikanit, që mbikqyr përgatitjen e Ditëve Botërore të Rinisë.E organizuar nga Kisha katolike, Dita Botërore e Rinisë, i fton të gjithë të rinjtë e botës të marrin pjesë në këtë javë të jashtëzakonshme rinore, që po kremtohet në Sidnei të Australisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.