2008-07-16 16:47:36

Benedikti XVI në Sidnei: nesër përqafimi i parë me të rinjtë e DBR-së.


(16.07.2008 RV)RealAudioMP3 Atmosfera e pritjes së popullit të madh të DBR-së po i afrohet kulmit. Tani Benedikti XVI kalon natën e parë në Sidnei, në selinë kryeipeshkvnore (Cathedral House) – ku arriti disa orë më parë, pasi u largua nga selia e Kënthëst Stadi Cente, pas ditëve të kaluara si mysafir në qendrën e Opus Dei-t.
Nesër Papa do të takohet me autoritetet më të larta të vendit. Më pas do të bëjë një vizitë lutjeje në Kapelën përkujtimore të së Lumes Meri Mëklop e do të udhëtojë me anijen “Sidnei 2008” për në molon e Barangaru Ist Daling Habë, ku do të pritet nga të rinjtë, në festë - kulm i kësaj Dite Borëtore të Rinisë, siç na njofton, nga Sidnei, i dërguari i Radios sonë, Roberto Piermarini:

 
“Në Sidnei bëhet gjithnjë më e ethshme atmosfera e pritjes për takimin me Papën, i cili pas periudhës së pushimit në Kenthëst Cente, pesëdhjetë kilometra larg metropolit australian, që sot ndodhet në zemër të qytetit, në selinë e Katedrales të Shën Marisë. Makina me të cilën udhëtonte Ati i Shenjtë, u përshkua në rrugët e mbushura me njerëz në festë. Një gazetë australiane flet për “ngazëllim masiv” shkaktuar nga prania e Benediktit XVI, ndërsa nëpër rrugët e qytetit dëgjohet shprehja “Super Thursdai” (e Enjtja e Madhe), për të enjten, kur Papa do të fillojë vizitën publike me pritjen e të rinjve për DBR-së.
Ndërkaq Sidnei, pothuajse i ftohtë e i distancuar në fillim, sikur është rrëmbyer nga prania e mijëra të rinjve, që lëvizin rrugëve, duke valavitur flamujtë e tyre kombëtarë. Një nga gazetat vendase, sot në mëngjes shkruante: “Sidnei nuk ka parë kurrë një gjë të tillë, as ndeshjet më të rëndësishme të futbollit, as përfundimi i lojrave olimpike e as vizita e mëparshme e ndonjë lideri fetar, nuk ka tërhequr kaq shumë njerëz”.
Në zemër të qytetit këngët e koreve rinore lartohen drejt rrokaqiejve. Vijnë nga 170 vende: nga Pakistani e nga Kina, nga Lindja e Mesme e nga Oqeania. Të rinj meksikanë ecin krah për krah me të rinj japonezë; polakët merren vesh me filipinët duke shkëmbyer ndonjë fjalë në gjuhën angleze e gjuha më e vogël e më e panjohur në këtë babel gjuhësh, është padyshim gjuha shqipe. Po nuk duhet harruar se shqiptarët shquhen për njohjen e gjuhëve të huaja! Përfaqësues të shumë gjuhëve, të shumë kulturave, por edhe të shumë feve, janë mbledhur së bashku në këtë DBR-së.
Zhurma e heshtja i zënë vendin njëra-tjetrës: sepse ka edhe shumë çaste heshtjeje. Në parqet pranë gjirit të detit, qindra të rinj luten së bashku, kremtojnë lutjet e mëngjesit ose Eukaristinë. Vendet më të vizituara janë Kapela e së Lumes australiane Meri Mëklop dhe Katedralja e Sidneit, ku është vendosur trupi i të Lumit Pier Gjorgjio Frasati".







All the contents on this site are copyrighted ©.