2008-07-15 17:28:45

Në prag të takimit me të rinjtë e DBR-së, Papa u drejton një mesazh në gjuhën e tyre


(15.07.2008 RV)RealAudioMP3 Një mesazh i Benediktit XVI të rinjve në gjuhën që përdorin për të shkëmbyer mesazhe ndërmjet tyre. Papa përdor grafinë e shkurtër, tipike për të rinjtë, në mesazhin anglisht, që do ta marrin në telefonët e tyre celularë, të gjithë ata të rinj, të cilët në çastin e regjistrimit për në DBR, shprehën dëshirën të kenë çdo ditë një mesazh jo të zakonshëm, dmth, një mendim të Papës. ''Young friend, God and his people expect much from u because u have within you the Fathers supreme gift: the Spirit of Jesus - BXVI'', (Mik i ri, Zoti e populli i tij presin shumë nga ti, sepse Ati i Gjithëpushtetshëm të bën dhuratën më të lartë: Shpirtin e Jezusit! BXVI.) shkruhet në mesazhin e parë drejtuar të rinjve. E Papa përdor “u”-në si shkurtim i “you”, ashtu siç bëjnë të rinjtë, kur përdorin vetëm inicialet e fjalëve që duan të shkëmbejnë.







All the contents on this site are copyrighted ©.