2008-07-15 17:24:12

DBR-së: Nga mesazhi i mirëseardhjes i kryeministrit të Australisë, Kevin Rud.


(15.07.2008 RV)Ja disa nga frazat më domethënëse të mesazhit, që kryeministri i Australisë, Kevin Rud, u drejtoi mijëra të rinjve, të cilët me entuziazmin e tyre rinor, kanë përmbytur të gjitha hapësirat e pamasa të Kontinentit jugor:“Australia i uron mirëseardhjen rinisë së botës, mbledhur në Sidnei. Australia i uron mirëseardhjen të rinjve të mbarë botës, mbledhur këtu për të kremtuar fenë, për të kremtuar vetë jetën!”.
“Ju, të rinj, jeni drita e një bote, në të cilën sot ka tepër errësirë!”.
“Shpesh në historinë e botës, kur të rinjtë shtegtojnë në mënyrë masive nga një vend në tjetrin, e bëjnë këtë për arsye që lidhen me luftën: ndërsa ju erdhët këtu si shtegtarë të paqes!”.
“Ka nga ata që thonë se në Shekullin XXI nuk ka vend për fenë, e unë u përgjigjem: gaboheni! Të tjerë thonë se feja është enigma e arsyes, e unë vijoj të përsëris se gabojnë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.