2008-07-14 17:31:45

Në Sidnei vijon arritja e grupeve të të rinjve


(14.07.2008 RV)Ndërkaq Sidnei vijon të gjallërohet nga të rinjtë, që tashmë kanë arritur, ndërsa shtegtarët e fundit priten me këngë e valle në aeroportin ndërkombëtar të metropolit, nga bashkëmoshatarët e famullive australiane. E papritur e këndshme kjo, për ata që arrijnë të lodhur nga udhëtimi i gjatë me avion, në sa mbi ta është përqendruar interesimi i mediave të mbarë botës. Kanë arritur, tashmë, edhe disa të rinj irakianë, të cilët nuk e patën të lehtë të nisen nga vendi i tyre për një ngjarje të tillë, që në Irak shqetëson shumkënd. E u pritën me brohoritje të paprera edhe 35 të rinj birmanë, të cilëve në fillim qeveria australiane u krijoi shumë vështirësi për vizat.







All the contents on this site are copyrighted ©.