2008-07-12 18:33:41

Meshtaria nuk mund të pajtohet me shpërdorimet seksuale.


(12.07.2008 RV)Meshtaria është e papajtueshme me shpërdorimet seksuale, sepse në këtë mënyrë prifti i kundërvihet shenjtërisë – këtë theksoi Papa gjatë fluturimit me avionin, që e çonte drejt Australisë, duke iu përgjigjur pyetjes në se e ka ndër mend t’u kërkojë falje australianëve për disa shpërdorime seksuale të kryera nga priftërinjtë në Australi, ashtu siç bëri kohët e fundit në SHBA.Papa kujtoi se në SHBA foli për këto shpërdorime sepse ishin në qendër të vëmendjes dhe theksoi se kështu do të jenë edhe në Australi.







All the contents on this site are copyrighted ©.