2008-07-12 15:05:57

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 15-të gjatë vitit ‘A’


(12.7.2008 RV)Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj here do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 15-të gjatè vitit kishtar, ciklit të parë, sipas kalendarit liturgjik të Kishës.
Liturgjia hyjnore e kësaj së diele, dëgjues të nderuar, na fton të kemi besim në Fjalën e Zotit, që sjel gjithmonë frytet e vet, porsi shiu që nuk kthehet në qiell pa pas lagur më parë tokën.
Zoti mbjell. Në mbarim edhe zemrat më të forta e më të ngurrta do të hapen para dashurisë së tij. Fara është Fjala e Zotit; ai njeri që e dëgjon dhe e kupton, jep fryte. Prandaj Fjala e Zotit e mbjellur në zemrën tonë do të jap fryte në atë masë që çdo njëri prej nesh bëhët terren u pjellshëm për ta pranuar e për ta bërë të frytshme.
Me liturgjinë e kësaj së diele fillon leximi i shëmbëlltyrave të Jezusit, me të cilat Jezu Krishti, përmes Mateut ungjilltar që na i sjell ato, paraqet cakun e Mbretërisë Qiellore e këndej cakun e asaj që ne, nxënësit e tij, besojmë dhe kumtojmë. Mesazhi i leximeve biblike të kësaj së diele është një thirrje të kemi besim në forcën e Fjalës së Zotit, të mbjellur me begati në brazdat e historisë, përkundra të gjitha kundërshtimeve, refuzimeve, gjithmonë jep frytet e veta, që janë drejtësia, paqja e shpresa e Mbretërisë së Zotit.
Me kreun e 12-të të Ungjillit të Mateut ka filluar një sesion i ri i Ungjillit të tij: atë të Mbretërisë së Zotit, ku përshkruhen tiparet e të besuarit në Zotin dhe si duhet vepruar e reaguar njeriu për të marrë pjesë në këtë Mbretëri.
Kreu i 13-të i Ungjillit të Mateut, që do ta lexojmë këto dy të diele të ardhshme, është tërësisht i përbër prej shëmbëlltyrave që ilustrojnë aspekte që Shën Mateu i quan mistere apo sekrete të Mbretërisë Hyjnore. Ato janë shtatë dhe zhvillojnë temën: Mbretëria e Zotit është porsi fara.
Ku bie fara e Zotit? Po zemra jonë me të cilën tokë mund të krahasohet? Ti lutemi Hyjit që jeta jonë të jetë tokë e mirë dhe frytshme. Ti dëgjojmë leximet biblike të kësaj së diele e pastaj komentin..RealAudioMP3
 







All the contents on this site are copyrighted ©.