2008-07-12 18:28:57

Benedikti XVI në Australi:në bisedë më gazetarët në avion, nënvizoi: “DBR-së është festë e madhe e fesë e cila hap kufij të rinj, që bashkojnë kulturat”.


(12.07.2008 RV)RealAudioMP3 Akoma në fluturim mbi hapësirën ajrore të Evropës e më pas, të Azisë, drejt cakut më të largët të shtegtimeve të tij të deritanishme apostolike, ku do të arrijë nesër, Benedikti XVI e përcaktoi menjëherë tiparin kryesor të DBR-së, të kësaj feste që po e çon në gjirin e të rinjve të mbarë botës, për të kumtuar Ungjillin. Duke biseduar me gazetarët, në bordin e avionit B777 të Alitalias, që u shkëput sot paradite në orën 10.30 nga pista e aeroportit të Fiumiçinos, Benedikti XVI preku disa temat aktuale, si mbrojta e pasurive të tokës e ajo e shpërdorimeve seksuale brenda Kishës.
Pas arritjes në Sidnei, Papa do të pushojë tri ditë në selinë private të Kënthërs Stadi (Kenthurst Study), qëndër e Opus Dei-t ndërmjte Bjeshkëve Blu. Gjatë udhëtimit mbi hapësirat ajrore të Shqipërisë, sipas traditës, i drejtoi këtë telegram presidentit Bamir Topi:
“Duke fluturuar mbi Shqipërinë, në sa jam për rrugë drejt Australisë, ju drejtoj përshëndetjet e mia të përzemërta Ju dhe të gjithë nënshtetasve tuaj, duke ju siguruar se lutem që Zoti i gjithëpushtetshëm ta bekojë kombin me paqë e prosperitet”.
Pjesëmarrja e Papës në DBR do të nisë nga dita e enjte, 17 korrik, me ceremoninë e mirëseardhjes në Shtëpinë Qeveritare të Sidneit; më pas, lutja mbi varrin e së Lumes Mëklop, gruaja e parë australiane e lartuar në nderimet e elterit dhe vizita në Admiralty House, ku Papa do të takohet me governatorin e përgjithshëm dhe me kryeministrin e Australisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.