Në muajin tetor - leximi i pandërprerë i Shkrimit Shenjt në TV.
(11.07.2008 RV)Rreth 1200 lexues – individë, grupe, familje, të paraprirë nga
lexuesi më i nderuar, Benedikit XVI. Kjo do të jetë shfaqja e jashtëzakonshme, që
do të mund të ndiqet nga bazilika romake e Shëna Krygjës së Jeruzalemit nga 5 deri
më 11 tetor, kur ky vend do të bëhet teatër i ngjarjes së shumpritur, titulluar ‘Bibla
natë e ditë”, gjatë së cilës do të lexohen 73 librat e Shkrimit Shenjt. Leximet do
të nisin me kapitujt e parë të Librit të Zanafillës, që do të transmetohet nga RAI
1, ndërsa në nismë mund të marrin pjesë të gjithë ata, që duan ta jetojnë këtë ngjarje
të jashtëzakonshme, për të cilën na flet, në mikrofonin e Radios sonë, kryeipeshkvi
Xhanfranko Ravazi, kryetar i Këshillit Papnor të Kulturës dhe një nga organizatorët
e veprimtarisë: Përgjigje - Ne, gjatë jetës së përditshme, dëgjojmë
miliona e miliona fjalë, që bëhen gjithnjë më shumë gumëzhimë zërash, që nuk janë
mjet komunikimi, por thjeshtë, zhurma. Ky rast do të na rikthejë tek fjalët e mëdha.
Ashtu si u rikthyem me leximin e ‘Komedisë Hyjnore’ të Dantes, me ‘Iliadën’ e ‘Odisenë’
e Homerit. Në rastin tonë kemi diçka më shumë, sepse do të transmetojmë fjalë që kanë
qenë e janë pikë kryesore referimi për jetën e miliona e miliona njerëzve, e jo më
pak, element bazë për ikonografinë, për mendimin, për letërsinë. Mund të themi me
plot gojën se një pjesë e mirë e historisë kulturore të botës perëndimore, nuk do
të mund të kuptohej pa Shkrimin Shenjt, sepse fjalët e Biblës vijojnë të tërheqin
vëmendjen e të tundin ndërgjegjen e njerëzve të kohës sonë. E këtu nuk e kemi fjalën
vetëm për besimtarët. Janë fjalë me peshë, që u kundërvihen fjalëve boshe, të cilat
nuk lënë asnjë gjurmë në shpirtin e njerëzve.
Pyetje: - Leximin, siç
dihet, do ta hapë vetë Papa e, menjëherë pas tij, do të dëgjojmë Kryerabinin e Romës.
Ç’kuptim ka kjo radhitje e cilët do të jenë lexuesit e tjerë?
Përgjigje:
- Secili ka mundësi të marrë pjesë, në se do të shkruajë emrin përmes internetit,
secili mund të ngjitet në këtë skenë e ta shpallë Shkrimin Shenjt me zërin e vet,
në mënyrën e vet; do të kemi rastin të dëgjojë zëra të jashtëzakonshme e të zakonshme;
zëra besimtarësh e jo besimtarësh e, kryesisht, zëra njerëzish, që kanë bindjen se
ky tekst është themelor për kulturën e për qytetërimin e Perëndimit. Natyrisht është
menduar edhe për ndarjen e tekstit, që do të lexohet nga 1300 persona. Gjthsesi deshëm
të fillojmjë me Benediktin XVI, që do të lexojë Librin e Zanafillës, e pikërisht një
fragment nga Kapitulli I, verseti 1, fundin e kapitullit II, versetin 4a,
që është një faqe unitare. Pasi të jetë shpallur ky tekst nga autoriteti më i lartë
i krishterë, jo vetëm katolik, do të marrë pjesë edhe bashkësia, që e ruajti dhe e
trashëgoi në shekuj këtë tekst: bashkësia e bijve të Izraelit. Pas Papës, do të vijë
Kryerabini i Romës, që do të lexojë në gjuhën hebraike, tekstin e lexuar pak më parë
nga Papa.