2008-07-11 18:51:20

Konferenca e donatorëve i jep 1,2 miliard euro Kosovës. Koment i don Agim Qerkinit


(11.07.2008 RV)RealAudioMP3 Konferenca e donatorëve për Kosovën arrin të sigurojë rreth 1,2 miliard euro për rindërtimin e vendit. Vetëm Komisioni Evropian do të japë 500 milion euro ndihmë deri në vitin 2011, SHBA-të, 400 milion dollarë e Gjermania 100 milion euro, përveç shteteve të tjera. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se këto shuma do të përdoren për qëllimin e caktuar dhe do të administrohen ashtu si duhet. Gjithashtu lajmëroi edhe se Kosova ka kërkuar të marrë pjesë në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar, dy organizma ndërkombëtare që natyrisht do të lehtësojnë fluksin e ndihmave për Prishtinën.
Si e pret Kisha katolike e Kosovës këtë rezultat të Konferencës, që u zhvillua sot në Bruksel. Të dëgjojmë sekretarin e ipeshkvisë, dom Agim Qerkinin:








All the contents on this site are copyrighted ©.