2008-07-10 18:57:58

Konferenca e donatorëve mbi Kosovën dhe opinioni i Kishës katolike në vend


(10.07.2008 RV)RealAudioMP3 Fillon nesër Konferenca e donatorëve për Kosovën. SHBA-të kanë lajmëruar se do të japin rreth 400 milion dollarë, të cilat duhen përdorur për reformat demokratike, sidomos në fushën juridike e të drejtësisë si edhe për ndërtimin e infrastrukturave, si shkolla, rrugë e centrale energjitike. Një pjesë e këtij fondi do të shkojë për lehtësimin e borxhit të jashtëm të vendit.
Në konferencën që do të mbahet në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, krerët kosovarë do të paraqesin përparësitë e qeverisë së Prishtinës për tri vitet e ardhshme. Edhe Komisioni Evropian ka vendosur tashmë të dhurojë 1 miliard euro për Kosovën.
Deri tani, 42 vende kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke përfshirë SHBA-të dhe 20 nga 27 anëtaret e Bashkimit Evropian. Ndryshimi i kursit politik amerikan në zgjedhjet e reja, mund të ndikojë edhe në mbështetjen e Uashingtonit për Prishtinën. Siç mund të supozohet nga letra që kandidati demokrat Obama u ka shkruar krerëve serbë, Beogradi mund të gjejë një bashkëbisedues më të mirë për nevojat e veta, nëse fiton senatori i Ilinoisit.
Se ç’pret Kisha katolike në Kosovë nga kjo konferencë të dëgjojmë don Agim Qerkinin, sekretar i ipeshkvisë së Kosovës.








All the contents on this site are copyrighted ©.