2008-07-09 17:46:35

Ndryshime në udhëheqjen e Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve: Papa emëron imzot Ladaria Ferrer, në vend të kardinalit Saraiva Martins, që del në pension.


(09.07.2008 RV)Ndryshim i rëndësishëm në udhëheqjen e Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve. Benedikti XVI pranoi kërkesën për t’u larguar nga detyra për shkak të moshës, paraqitur prej prefektit, kardinalit Zhozè Saraiva Martins dhe thirri, për ta zvendësuar, kryeipeshkvin Angjelo Amato, deri tani sekretar i Kongregatës për Doktrinën e Fesë. Detyrën e këtij të fundit, Papa ia besoi jezuitit atë Luis Francisco Ladaria Ferrer, pedagog i teologjisë dogmatike në Universitetin Gregorian e, deri tani, sekretar i përgjithshëm i Komisionit Teologjik ndërkombëtar. Sekretari i ri i Kongregatës për Doktrinën e Fesë lartohet në dinjitein kryeipeshkvnor. Imzot Ladaria Ferrer, 64 vjeç, u diplomua, më 1966, në drejtësi, pranë Universitetit të Madridit e, në të njëjtin vit, hyri në Shoqërinë e Jezuitëve. Kreu edhe studimet e filozofisë e të teologjisë pranë Universitetit Papnor Komilas e më pas edhe pranë Shkollës së Lartë të Filozofisë e Teologjisë në Frankfurt mbi Majn. I shuguruar meshtar në vitin 1973, mori titullin doktor në teologji pranë Universitetit Gregorian, duke u bërë, më pas, pedagog i teologjisë dogmatike në Universitetin Papnor Komilas e në atë Gregorian, ku ishte edhe zevendës-rektor. Nga viti 1992 deri më 1997 ka qenë anëtar i Komisionit teologjik ndërkombëtar e nga viti 2004, sekretar i tij i përgjithshëm. Është, që nga viti 1995, këshilltar i Kongregatës për Doktrinën e Fesë.







All the contents on this site are copyrighted ©.