Dialogu ndërmjet të krishterëve, hebrenjve e myslimanëve për paqen e drejtësinë në
Lindjen e Mesme, në audiencën e Papës me mbretin e Bahrejnit.
(09.07.2008 RV)Rëndësia e dialogut
ndërmjet feve të mëdha monoteiste për paqen në Lindjen e Mesme e në mbarë botën, ishte
tema kryesore në audiencën e Papës Benedikti XVI me mbretin e Bahrejnit, shehun Hamad
Bin Isa Al-Khalifa, i cili u prit sot paradite në Pallatin Apostolik të Kastel Gandolfos.
Gjatë bisedimeve të përzemërta – shpjegon një notë e Selisë së Shenjtë – autoritetet
e Vatikanit e falënderuan mbretin për strehimin e një numri të madh emigrantësh të
krishterë. U ripohua edhe impenjimi i përbashkët në favor të dialogut ndërkulturor
e ndërfetar, si dhe vlera e bashkëpunimit ndërmjet të krishterëve, myslimanëve e hebrenjve
për mbrojtjen e paqes, të drejtësisë e të vlerave shpirtërore në Lindjen e Mesme e
në mbarë botën. Mbreti i Bahrejnit – përfundon komunikata – e ftoi Papën të vizitojë
vendin e tij. Pas takimit me Benediktin XVI, sovrani i Bahrejnit u prit edhe nga
sekretari i Shtetit të Shenjtërisë së Tij për marrëdhëniet me shtetet, kryeipeshkvi
Dominik Mamberti.