Sot, festa e Shenjtorëve Aquila e Prishila, bashkëshortë martirë
(08.07.2008 RV)Sot Kisha përkujtoi Shën Akuilën e Shën Prishilën, dishepuj
shumë të dashur të Shën Palit, i cili i kujton me emër në Letrat e tij. Akuila ishte
hebre i ardhur së bashku me të shoqen, Prishilën, nga Azia e Vogël në Romë, ku kishte
hapur një punishte për regjien e lëkurave. Nuk dihet me siguri as data e lindjes,
as ajo e vdekjes së bashkëshortëve martirë, por dimë me siguri se qenë model i besnikërisë
bashkëshortore. E dimë edhe se menjëherë pas paqes kostandiniane, për nder të tyre
u ngrit një Kishë. Charl de Foucauld thoshte: “Duhet të bëjmë edhe sot, siç bënin
dy njerëz të kohëve të lashta, duhet të mësojmë nga Akulia e Prishila, që flijuan
jetën, për të mbrojtur sivëllezërit në fe”.