2008-07-07 18:25:34

Premtim për të qenë shpirtërisht pranë Papës në Sidnei


(07.07.2008 RV)Dje oborri i Selisë papnore të Kastel Gandolfos ishte në festë. Një turmë gazmore e priti, e ndoqi me vëmendje dhe e përshëndeti me brohori Benediktin XVI në lutjen e Engjëllit të Tënzot nga selia e tij verore. Posaçërisht të rinjtë, që do të dëshironin të ishin pranë Atit të Shenjtë në Sidnei, i premtuan se do ta ndjekin simbolikisht hap pas hapi gjatë takimit të madh. Në gjirin e tyre ishte edhe rregulltarja shqiptare, motër Nikoleta Koleci, Apostulle e Zemrës së Krishtit, ardhur nga dioqeza Shkodër-Pult. Ta dëgjojmë premtimin e saj, nga oborri i Kastel Gandolfos:RealAudioMP3
  







All the contents on this site are copyrighted ©.