2008-07-07 18:26:55

Ndjesë e plotë dhe e pjesshme me rastin e DBR-së.


(07.07.2008 RV)Ashtu si për DBR-në e Këlnit 2005, edhe për DBR-në e afërt të Sidneit, sipas dëshirës së Benedikti XVI, u jepet ndjesa e plotë të gjithë atyre, që do të marrin pjesë në ngjarjen e madhe; ndërsa atyre që do të marrin pjesë shpirtërisht, kudo ndodhen, ndjesa e pjesshme.
Pra, nga data 15 deri më 25 korrikun e ardhshëm – saktëson një komunikatë e Pendestarisë Apostolike - të gjithë ata që do të marrin pjesë në ritet e programuara në metropolin australian, mund të fitojnë ndjesën e plotë, pasi të kenë plotësuar këto kushte: të rrëfehen, të kungohen e të luten sipas ndjeteve të Papës.
Besimtarët që nuk do të jenë të pranishëm në Sidnei, mund të marrin ndjesën e pjesshme, me kusht që t’i luten me gjithë zemër Shpirtit Shenjt t’u prijë të rinjve në rrugën e dashurisë dhe t’u japë forcë ta kumtojnë Ungjillin me jetën e tyre.
Ndërkaq në të katër anët e botës zjejnë përgatitjet e qindra mijëra të rinjve për nisjen drejt Austalisë, ku do të jenë të pranishëm në ‘Rrëshajët e reja’, për ta çuar, pastaj, me hov rinor, Ungjillin në rrugët e botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.