2008-07-06 12:11:10

Reflektim i atë Federiko Lombardit: “Pjetri, Pali, Bashkimi”.


(06.06.2008 RV)RealAudioMP3 Duke vijuar editorialet e tij të fundjavës, sot drejtori i Radios sonë, Atë Federiko Lombardi, e titullon reflektimin: “Pjetri, Pali, Bashkimi”.

 
“Hapja solemne e vitit kushtuar Shën Palit dhe kremtimi i solemnitetit të Shenjtorëve Pjetër e Pal në Bazilikën e Shën Pjetrit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të ndryshëm të Kishave e bashkësive të krishtera e, në mënyrë të posaçme, të Patrikut të Kostandinopojës, Bartolomeut I, ishin çaste shprehëse të takimit ekumenik. E kjo, sepse pikërisht me kumtimin e Ungjillit e me kremtimin liturgjik matet më mirë temperatura e ekumenizmit ndërmjet të krishterëve; aty ndjehet lidhja me zanafillën e përbashkët e vetëm prej aty mund të nisë ecja drejt bashkimit. Edhe Patriku Ekumenik e shpalli vitin 2008 “Vit të Shën Palit Apostull”.
Shën Pali, autor i shkrimeve më të vjetra e më të plota të Besëlidhjes së Re, i apasionuar e i fituar nga Krishti, misionar me horizont universal, na mësoi ta shikojmë konkretisht Kishën si Korp të Krishtit.
“Si mundët ta coptoni Korpin tim?”- është pyetja, së cilës Papa iu përgjigj dhe e propozoi pak ditë më parë, duke medituar mbi përçarjet ndërmjet të krishterëve.
Në kremtimin e madh eukaristik, Papa e Patriku ishin së bashku pranë elterit për liturgjinë e fjalës, homelinë dhe besojmën e fesë, ashtu si edhe në përqafimin e paqes e në bekimin përfundimtar; por nuk mundën të jenë së bashku në liturgjinë eukaristike. Prandaj vijon të jetë e nevojshme lutja e flaktë: “Na bashko përsëri, o Zot, duke na ndihmuar t’i sheshojmë të gjitha përçarjet!”. Buka është një e vetme, prandaj ne, megjithëse shumë, jemi një korp i vetëm”. Kur do të arrijmë një bashkim më të plotë? Varet edhe nga lutja jonë, nga dashuria jonë, nga feja jonë!".







All the contents on this site are copyrighted ©.