2008-07-04 17:42:44

Takimi plot emocion e dashuri i qytetarëve të Kastel Gandolfos me Papën.


(04.07.2008 RV)Qytetarët e Kastel Gandolfos e pritën me emocion të madh Benediktin XVI, që arriti në qytezën laciale të mërkurën. E pas festës së mirëseardhjes, presin, pastaj, Engjëllin e Tënzot të së dielës së ardhshme në oborrin e brendshëm të Pallatit Apostolik, që do të jehojë përsëri nga brohoritjet e shtegtarëve të shumtë, të cilët mblidhen njëkohësisht këtu, poshtë ballkonit të Pallatit, dhe në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ku ekranet e mëdha lidhin simbolikisht qytezën laciale me dritaren e bibliotekës private, prej nga Papa përhap çdo të dielë në mbarë botën, mesazhin e tij të fesë e të dashurisë së krishterë. Rikujtojmë me këtë rast fjalët e Gjon Palit II, që e pati quajtur Kastel Gandolfon ‘Vatikani n. 2”.
Ati i Shenjtë do të qëndrojë në Kastel Gandolfo deri më 12 korrik, kur do të niset për në Australi, ku do të takohet me rininë e mbarë botës, që do të mblidhet në Sidnei për Ditën e vet Botërore.







All the contents on this site are copyrighted ©.