2008-07-04 17:41:01

Salla e Shtypit e Vatikanit njofton programin e shtegtimit apostolik të Papës në Francë.


(04.06.2008 RV)RealAudioMP3 Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi sot se Benedikti XVI do të shtegtojë në Francë nga 12 deri më 15 shtator. Do të vizitojë Parisin e do të jetë në Lurdë me rastin e 150-vjetorit të Dukjeve të Virgjërës Mari para bareshës së vogël, Bernardetës Subiru.
Sipas parashikimit, Benedikti XVI do të arrijë në Paris më 12 shtator e menjëherë do të vizitojë presidentin Nikolas Sarkozi në Elizeo, për të vijuar, më pas, takimet me autoritetet e tjera të shtetit francez. Do të takohet edhe me përfaqësuesit e Bashkësisë Hebraike në Nunciaturën Apostolike të Parisit.
Të shtunën, më 13 shtator, parashikohet një takim me botën e kulturës në Kolezhë dë Bernardë të Parisit, një vizitë në Institutin e Francës, një takim me të rinjtë dhe Mesha e madhe në Esplanadë des Envalidë të Parisit. Në mbrëmje, nisja me avion nga aeroporti i Orlì (Paris) për në aeroportin e Tarbë-Lurdës. Në qytetin-shenjtërore të Pirenejve, Papa do të qëndrojë deri të hënën, 15 shtator e, ndërmjet impenjimeve të tjera, parashikohet edhe takimi me Konferencën Ipeshkvnore të Francës.







All the contents on this site are copyrighted ©.