2008-07-04 17:42:19

Kardinali Bertone në Meshën e shugurimit të ipeshkvijve Auza e Vakeli: “Ipeshkvijtë duhet të jenë dëshmitarë e mësues të shenjtërisë”.


(04.07.2008 RV)Misioni i ipeshkvit, si dëshmitar i së vërtetës e i dashurisë së Hyjit, ishte në qendër të homelisë, që mbajti dje kardinali Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Shenjtërisë së Tij, në Meshën e kremtuar në Bazilikën e Vatikanit, me rastin e shugurimit ipeshkvnor të imzot Bernardito Auza dhe imzot Piergjuzepe Vakeli. Të dy prelatët u emëruan kohët e fundit nga Papa përkatësisht nunc apostolik në Haiti e zevendës-sekretar në dikasterin për Ungjillëzimin e Popujve.







All the contents on this site are copyrighted ©.