2008-07-03 17:23:05

Papa do të lexojë Biblën në Rai Uno.


(03.07.2008 RV) Benedikti XVI do të përurojë programin e Rai Uno-s për leximin e plotë të Biblës, duke nisur nga data 5 tetor. Është hera e parë – sipas njoftimit të drejtuesit të strukturës Rai-Vatikano, Gjuzepe De Karli, i cili paraqiti zyrtarisht programin- që Bibla mund të ndiqet e plotë nga ekrani i televizorit. Papa do të lexojë, pasdite vonë, Kapitullin I të Librit të Zanafillës, që do të zgjatë një orë. Nuk është përcakuar akoma në se Ati i Shenjtë do të lexojë drejtpërdrejtë, apo do të regjistrohet. Benedikti XVI dëshiron të lexojë drejtpërdrejtë nga Selia e Pallatit Apostolik në Vatikan.
Ciklin e leximeve do ta përfundojë sekretari i Shtetit të Shenjtërisë së Tij , kardinali Tarçizio Bertone, me Kapitullin e 22-të të Zbulesës, të shtunën, më 11 tetor. Pjesa tjetër e programit, titulluar ‘Bibla natë e ditë” do të mbulojë pothuajse të gjithë hapësirën e Rai Educational ndërmjte 5 e 11 tetorit, me një sërë lexuesish që do të kenë si sfond Bazilikën e Shëna Krygjës së Jeruzalemit në Romë.







All the contents on this site are copyrighted ©.