Në audiencë tek Papa, governatori i përgjithshëm i ishujve Salomone. Në Plan të parë
të bisedimeve, kremtimi i afërt i DBR-së.
(03.07.2008 RV)Benedikti XVI u takua sot paradite, në Pallatin Apostolik të
Kastel Gandolfos, me governatorin e përgjithshëm të ishujve Salomone, Sir Nataniel
Rahumaea Vaena, Gjatë bisedimit të përzemërt – njofton një notë e Sallës së Shtypit
të Vatikanit - u fol kryesisht për situatën politike e shoqërore të vendit si dhe
për kontributin e madh të Kishës katolike, posaçërisht në fushën e edukimit, të shëndetit
e të zhvillimit të gjithanshëm të njeriut. Sekretari i Vatikanit për marrëdhëniet
me Shtetet, imzot Dominik Mambertì, në emër të Selisë së Shenjtë, falënderoi governatorin
e përgjithshëm dhe autoritetet e arkipelagut të Oqeanit Paqësor, për ndihmën bujare
që po u japin të rinjve, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në kremtimet e afërme
të DBR-së në Sidnei, duke njohur, kështu, vlerën edukative të ngjarjes së madhe rinore.