2008-07-02 17:14:59

“Të luftohet varfëria, të ndërtohet paqja” – kjo është tema e zgjedhur nga Benedikti XVI për Ditën e ardhshme botërore të Paqes 2009.


(01.07.2008 RV)Tema për Ditën e ardhshme botërore të Paqes, që do të kremtohet më 1 janar 2009, publikuar sot, ka për qëllim t’i nxisë përpjekjet për t’i dhënë përgjigje urgjente problemit të vështirë të varfërisë, që nuk është thjeshtë fatalitet, e as fenomen i cili varet vetëm nga faktorë teknikë ose ekonomikë. Shkandulli i varfërisë – lexohet në një Notë shpjeguese – tregon se sistemet e sotme të bashkëjetesës njerëzore, janë të papërshtatshme për realizimin e së mirës së përbashkët. Atëherë – nënvizohet në notë – përgjigja duhet kërkuar para së gjithash tek kthesa e zemrës së njeriut në rrugën e Hyjit të dashurisë.
E kur flasim për varfëri, duhet të kemi mirë parasysh se nuk bëhet fjalë vetëm për varfërinë materiale, por edhe, e në radhë të parë, për varfërinë morale e shpirtërore.Mungesa e parë që vërehet në shoqëri është se çdo njeri lind e rritet brenda një sistemi, në të cilin disa janë të privilegjuar e disa të tjerë, të dënuar të vuajnë, të paguajnë, të punojnë, të dërsijnë, për të siguruar privilegjet e të tjerëve. Prandaj ata që duhet të ndryshojnë, nuk janë të varfërit, por njerëzit e rangut strukturor të të pasurve e prandaj edhe siguria nuk mund të vendoset vetëm me armë, por kryesisht duke vënë të gjitha aftësitë njerëzore në shërbim të jetës e të nevojave të përditshme të njeriut.







All the contents on this site are copyrighted ©.