2008-07-02 17:15:23

Nepal: vijojnë hetimet për të zbuluar autorët e vrasjes barbare të rregulltarit salezian Xhon Prakash.


(02.07.2008 RV)Në Nepal vijojnë hetimet për të hedhur dritë mbi vrasjen e meshtarit salezian, 62 vjeçar, Atë Xhon Prakash, që humbi jetën natën ndërmjet së hënës e së martes, ndërsa ndodhej në institutin ku jetonte e punonte. Rregulltari me origjinë indiane, kryente misionin në Nepal prej dhjetë vjetësh.
Ipeshkvi i Nepalit, imzot Entoni Sharma, e dënoi ashpër këtë akt brutal, që i kushtoi jetën meshtarit të parë katolik në vend, duke sensibilizuar kështu mbarë opinionin publik ndërkombëtar, i cili deri tani nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur këtij akti, që rrezikon të hapë një konflikt të ri ndërfetar, në një vend me shumicë induiste, në gjirin e së cilës, jo pak fanatikë.







All the contents on this site are copyrighted ©.