2008-07-01 19:15:35

365 ditë me njerëz e ngjarje që ia ndryshuan faqen botës: "Shekulli XVII në botën e krishterë e më tej…".


(01.07.2008 RV)RealAudioMP3 Shkëlqim i paparë, pasuri kulturore, shenjtorë të mëdhenj, por edhe mjerim i jashtëzakonshëm. Jemi në shekullin XVII.
Në Itali, bazilika e Shën Pjetrit bëhet stoli e çmuar e krishtërimit.
Në Francë, Luigji XIII ia kushton vendin Zojës së Bekuar, duke falënderuar kështu, Zotin, për fitoren e Korbjesë.
Luigji XIV, Mbreti Diell, dëgjon me respekt të thellë predikimet e Bosuesë.
Në Japoni e në Vietnam, martirët e parë mbrojnë me guxim të jashtëzakonshëm fenë në Krishtin.
E në kontinentin e pafundmë amerikan, indianët uronë e irokezë nisin të kthehen në fenë e krishterë.
Misionarët me veladona të zinj, fillojnë të vjelin frytet e para të punës ë tyre ungjillëzuese.







All the contents on this site are copyrighted ©.