2008-06-30 17:55:31

Të mërkurën e ardhshme Papa do të niset për në Kastel Gandolfo.


(30.06.2008 RV)Të mërkurën e ardhshme, më 3 korrik, menjëherë pas audiencës së përgjithshme, Papa do të niset nga Vatikani për në Kastel Gandolfo, ku do të qëndrojë deri më 12 korrik, kur do të niset për në Australi për të kryesuar kremtimet e Ditës Botërore të Rinisë, Sidnei 2008. Dita rinore do të arrijë kulmin më 21 korrik, prandaj në kalendarin e kremtimeve papnore nuk figuron audienca e përgjithshme e 23 korrikut.
Më 28 korrik Benedikti XVI do të niset për një periudhë pushimesh në Bresanone, ku do të qëndrojë deri më 11 gusht. Sivjet Papa do të banojë në Shtëpinë e seminarit, ku ka kaluar disa herë pushimet, kur ishte kardinal.







All the contents on this site are copyrighted ©.