Revista “Paulus”, ndihmesë reflektimi shpirtëror e baritor për Vitin kushtuar Shën
Palit.
(30.06.2008 RV)Dje, në lutjen e Engjëllit të Tënzot, pas Meshës solemne, me
praninë e Patrikut ortodoks ekumenik, Bartolomeut I, Benedikti XVI ia besoi ndërmjetësimit
të Shën Palit ungjillëzimin, bashkimin e Kishës dhe bashkimin e gjithë të krishterëve.
E janë pikërisht këto, temat që përbëjnë limfën shpirtërore e baritore të Vitit kushtuar
Shën Palit, që sapo filloi. Për të kontribuar në reflektimin e besimtarëve, botohet
revista “Paolus’, numri i parë i së cilës doli pikërisht në prag të hapjes së Vitit
kushtuar Apostullit të Popujve. “Paolus’ dëshiron të jetë një lloj aktualizmi
i mesazhit të Shën Palit e, njëkohësisht, në përkim me porositë e Papës, edhe një
studim më i thelluar, më i plotë, kushtuar figurës së Apostullit të madh dhe mesazhit
të tij.