2008-06-30 17:54:59

Papa në audiencën me kryeipeshkvijtë e rinj metropolitë, të nesërmen e vendosjes së Palios: “Misioni i bariut lind nga dashuria për Krishtin”.


(30.08.2008 RV)RealAudioMP3 Në një atmosferë bashkimi familjar, Benedikti XVI u takua sot paradite me 40 kryeipeshkvijtë e rinj metropolitë, të cilëve dje u vuri Palion, në sa kremtonte solemnitetin e Apostujve Pjetër e Pal. Në audiencë Papa – që e shqiptoi fjalimin në shumë gjuhë – foli kryesisht për Krishtin, burim i vërtetë i shërbimit ipeshkvnor. Më pas ritheksoi rëndësinë e Vitit kushtuar Shën Palit, që u hap të shtunën e kaluar.
Viti kushtuar Shën Palit, që sapo filloi, përforcoftë fenë e të krishterëve dhe lidhjet e tyre me Kishën e me barinjtë e saj: këtë u uroi Benedikti XVI shtegtarëve, të mbledhur në Sallën e Palit VI, së bashku me ipeshkvijtë e tyre metropolitë, një ditë pas vendosjes të stolës së Palios nga ana e Atit të Shenjtë.Duke kujtuar atmosferën e bashkimit, që ndjehej fort në takimin me kryeipeshkvijtë e rinj metropolitë, Papa theksoi:
“Të kujtojmë gjithnjë se për çdo Bari, kushti i shërbimit të tij është dashuria për Krishtin, mbi të cilin nuk duhet vënë asgjë. “Simoni i Jonës, a më do?”. Pyetja që Jezusi i bën Pjetrit, duhet të kumbojë gjithnjë në zemrën tonë, vëllezër të dashur, e të na nxisë të japim përgjigjen, përherë të re e prekëse: “Zot, ti di gjithçka; ti e di se të dua”.







All the contents on this site are copyrighted ©.