Kaloi një vit nga dita kur katolikët kinezë morën Letrën nga Papa.
(30.06.2008 RV)Letra u botua pikërisht më 30 qershor 2007 e, sipas agjensisë
Fides të Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, të gjithë e perceptojnë mesazhin
e parë, që tregon se shumë gjëra kanë ndryshuar rrënjësisht, si brënda bashkësisë
katolike, ashtu edhe në qëndrimin e qeverisë së Pekinit, të shoqërisë civile kineze
e të asaj ndërkombëtare. Pas pohimit të qartë të Papës se Kisha në Kinë është një
e se mosmarrëveshjet brënda saj ishin e janë fryt i presioneve nga jashtë, katolikët
kinezë po e ndjejnë përsëri veten vëllezër. Kisha në Kinë është një, sepse shumica
e ipeshkvijve janë në bashkim me Papën. Një e vetme, ndonëse struktura e saj ka akoma
anomali. Nuk është arritur ende bashkimi i përkryer - nënvizon nota e Fides – por
drejtimi i dhënë nga Benedikti XVI është i qartë, edhe në se bashkimi nuk do të realizohet
së shpejti. Është tepër e gjatë – vijon Feoides – lista e hapave përpara që janë bërë,
të cilat na sigurojnë se po ecet vërtetë drejt pajtimit e unitetit.