2008-06-30 17:55:49

Dje, në Holandë, u shpall ‘e Lume’, Nëna Jozefa Hendrina Stenmans.


(30.06.2008 RV)Dje paradite, në teatrin e madh veror ‘Doolhof’ të Steyl-Tegelen, në Holandë, kardinali-prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, Zhoze Saraiva Martins, përfaqësoi Papën në kremtimin, gjatë të cilit u shpall e Lume Jozefa Hendrina Stenmans.
E lumja e re, e lindur në vitin 1852, në një qytezë në kufirin ndërmjet Holandës e Gjermanisë, dha një kontribut të shquar për themelimin e Kongregatës së Shërbëtoreve të Shpirtit Shenjt, së bashku me Arnols Jansen. Më pas vijoi të punonte me zell të jashtëzakonshëm për ta përhapur Kongregatën misionare në Amerikën Latine, në SHBA e në Afrikë.
Më 14 maj 1991 u shpallën virtytet heroike të së Lumes Jozefë, ndërsa më 1 qershor 2007, pasi u njoh një mrekulli e kryer me ndërmjetësimin e rregulltares, Benedikti XVI miratoi dekretin për lumnimin e saj.







All the contents on this site are copyrighted ©.