2008-06-29 18:07:47

Në Engjëllin e Tënzot Papa u lut për Vitin kushtuar Shën Palit, ungjillëzimin, bashkimin në Kishë dhe unitetin e plotë të gjithë të krishterëve!


(29.06.2008 RV)Në fjalët e Benediktit XVI gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, në plan të parë ishte gjithnjë figura e Palit, Apostullit të atyre që ‘ishin të largët’ e që, falë gjakut të Krishtit, u bënë ‘të afërm’:
“Prandaj edhe sot, në një botë që bëhet gjithnjë më ‘e vogël’, por ku ka ende shumë njerëz që nuk e njohin Zotin Jezus, jubileu i Shën Palit i fton gjithë të krishterët të jenë misionarë të Ungjillit”.
Prej këndej edhe ndjeti i lutjes drejtuar Zojës së Bekuar për Vitin kushtuar Shën Palit: ungjillëzimi, bashkimi në Kishë dhe uniteti i plotë i gjithë të krishterëve!
Së fundi, gjatë përshëndetjeve drejtuar të pranishmëve në shumë gjuhë, ftesa për të ndjekur shembullin e bashkëthemelueses së Shërbëtoreve të Shpirtit Shenjt, Jozefina Hendrina Stenmens, që u shpall sot e lume në Vendet e Ulta.







All the contents on this site are copyrighted ©.