2008-06-28 19:19:56

Urimi i Benediktit XVI në audiencën me Patrikun Bartolomeu I: “Viti kushtuar Shën Palit i ndihmoftë të krishterët për ripërtëritjen e impenjimit ekumenik”.


(28.06.2008 RV)“Të vlerësohet trashëgimia e jashtëzakonshme teologjike e shpirtërore e Shën Palit, për të fuqizuar impenjimin ekumenik”: kjo është thirrja që Papa u drejtoi sot të gjithë besimtarëve, gjatë takimit me Patrikun ortodoks, Bartolomeu I. Ishte një audiencë me domethënie të thellë ekumenike, natën e solemnitetit të Shenjtorëve Pjetër e Pal, Pajtorë të Romës e pak orë para hapjes së vitit kushtuar Shën Palit, në bazilikën e Apostullit jashtë Mureve, në të cilën mori pjesë edhe Bartolomeu I.
Shën Pali na tregon rrugën e sigurtë për ta ruajtur bashkimin e, në rast ndarjeje, për ta rikrijuar”: në takimin vëllazëror me Bartolomeun I, Benedikti XVI vuri theksin tek figura e Apostullit të Popujve, pak orë para hapjes së vitit Paolin, nismë – nënvizoi Papa – që ka për qëllim thellimin e reflektimit mbi trashëgiminë teologjike e shpirtërore që i la Kishës Shën Pali me veprimtarinë e tij të gjërë e të thellë ungjillëzuese. Ati i Shenjtë uroi që:
“Viti Paolin, që do të fillojë sonte solemnisht, ta ndihmojë popullin e krishterë në ripërtëritjen e impenjimit ekumenik e të shumfishohen nismat e përbashkëta në rrugën drejt bashkimit të të gjithë dishepujve të Krishtit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.