2008-06-27 17:38:22

Muzafer Pipa, dëshmor i mbrojtjes së lirisë fetare e, që sot, edhe ‘Qytetar nderi’ - në një takim organizuar në Shkodër.


(27.06.2008 RV) Sot, në teatrin Migjeni të Shkodrës u organizua një takim kushtuar Muzafer Pipës. avokat e publicist shumë i njohur në vitet ’40, pushkatuar nga diktatura komuniste dhe zhytur në harresë. Takimi i sotëm është përpjekje për ta nxjerrë nga harresa këtë figurë të pashembullt në historinë e së drejtës e përgjithësisht, në historinë e Shqipërisë. Muzafer Pipa është simbol i luftës për mbrojtjen e lirisë fetare, gjë që i kushtoi edhe jetën. Kujtojmë se në fillim të vitit 1946, në sa zhvillohej gjyqi, që do të çonte në pushkatim (4 mars 1946) një grup klerikësh e laikësh katolikë, ndërmjet të cilëve jezuitët Atë Gjon Fausti e Atë Daniel Dajani dhe françeskani Atë Gjon Shllaku, Arianit Çela, iu drejtua kryetarit të trupit gjykues me këto fjalë: "Me qenë se avokat Muzafer Pipa implikohet në këtë proçes, se ka pasë dijeni dhe se ka kënduar trakte të këtyre organizatave, apo ka qenë pjestar, kërkoj që të përjashtohet si përfaqsues mbrojtjeje i të pandehurit Patër Gjon Shllaku me shokë".
Pak më përpara, duke e takuar në në bar "Impero", Aranit Çela i pati thënë avokatit guximtar: "Hë... Muzafer Pipa, e kemi ruajtur një gjysëm leku edhe për ty!”. Dhe e mbajti fjalën!
Diktatura i dha plumbin ballit këtij mbrojtësi heroik të lirisë, ndërsa Shkodra sot nuk mund të mos i jepte Titullin “Qytetar Nderi”.Por për të na njohur më hollësisht me këtë veprimtari që u organizua sot në Shkodër e me figurën që u vu në qendër të saj, ftuam ambasadorin e parë të Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, profesor Willy Kamsin, në mikrofonin e Katerina Nushit:

Pyetje: - Dy fjalë për takimin kushtuar Myzafer Pipës: qëllimin e tematikën? RealAudioMP3

Pyetje: - Ne shikojmë tek avokati e publicisti i njohur i viteve ’40, Muzafer Pipa, një figurë tepër aktuale, në sa në shumë vende të botës katolikët, të cilëve vijon t’u mohohet liria e fesë, kanë shumë nevojë për dalazotës të tillë…. E nuk i gjenë lehtë… RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.