2008-06-26 18:03:30

Viti kushtuar Shën Palit në Shqipëri. Me ne imzot Rrok Mirdita.


(26.06.2008 RV)RealAudioMP3 Të shtunën e ardhshme, në solemnitetin e Shenjtorëve Apostuj Pjetër e Pal, Benedikti XVI do të kryesojë, duke nisur nga ora 18. 00, në bazilikën romake të Shën Palit jashtë Mureve, kremtimin e Lutjeve të para mbrëmësore të Solemnitetit, me rastin e hapjes së Vitit Paolin. Në kremtim – sipas njoftimit të Zyrës së kremtimeve liturgjike – do të marrin pjesë edhe Patriku ortodoks ekumenik, Bartolomeu I, si dhe përfaqësues të Kishave e të bashkësive të tjera të krishtera.
“Është një ngjarje e madhe shpirtërore e baritore, që mund e duhet të përforcojë në shpirtin e besimtarëve besimin në Jezu Krishtin, i cili vijon të na bëjë thirrje ta predikojmë e ta dëshmojmë Ungjillin e tij pa frikë e pa droje”. Këtë theksoi Papa gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot të së dielës, duke sintetizuar me këto fjalë, vlerat që ka Viti kushtuar Apostullit të Popujve që, i impenjuar posaçërisht për të pëhapur Lajmin e Mirë në të katër anët e botës, e edhe në trevat e sotme shqiptare, e shkriu tërë jetën për unitetin dhe harmoninë ndërmjet gjithë të krishterëve.Prandaj kremtimet për këtë Vit edhe në Shqipëri do të hapen njëkohësisht me mbarë botën e krishterë. Për hollësitë, të ndjekim pjesën e parë të intervistës së Kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Rrok Mirditës, kryeipeshkëv metropolit i Tiranë-Durrësit, në mikrofonin e kryeredaktorit tonë, dom David Gjugjës:RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.