2008-06-26 18:02:24

Papa ambasadorit të ri të Gabonit pranë Selisë së Shenjtë: “Nuk ka paqe, pa luftë kundër korrupsionit e padrejtësive!".


(26.06.2008 RV)“Në Afrikë nuk mund të ketë paqe, pa shkuljen nga rrënjët të çdo forme të korrupsionit e pa respektimin e rregullave të drejtësisë. Përndryshe, qytetarët e humbasin plotësisht besimin në udhëheqësit e tyre”: këtë theksoi sot Ati i Shenjtë, duke pritur në audiencë ambasadorin e ri të Gabonit pranë Selisë Apostolike, Firmin Mboutsou, që paraqiti në Vatikan letrat kredenciale.
E duke zgjëruar horizontin, Papa kujtoi se tepër shpesh ardhmëria e botës lidhet me çështje thjeshtë ekonomike, që bëhen burim konfliktesh. Banorët e një vendi – tha në përfundim Benedikti XVI – duhet të përfitojnë të parët nga pasuritë natyrore të kombit e ne të gjithë duhet të bëjmë ç’është e mundur t’i lëmë trashëgim breznive të ardhshme një tokë ku mund të jetohet, që është në gjendje t’i ushqejë mirë të gjithë banorët e saj.Gaboni, një nga vendet afrikane që shquhen për pasuri natyrore, i cili pranoi sistemin demokratik pluralist që në vitet ’90, ka rreth 2 milionë banorë, gjysma e të cilëve, katolikë.







All the contents on this site are copyrighted ©.